Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, edhe njëherë ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se në muajt e fundit u shoshitën, analizuan dhe trazuan se si do ta kalojë LDK-ja procesin e 14 marsit.
“U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë përtokë“, tha Haziri, duke shtuar se LDK-ja është standard e shkollë politike.
Postimi i plotë:
Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK-ja procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë përtokë.
LDK-ja është standard e shkollë politike. Është vetë shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndalur.
Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!
https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/5462576523782702