Xhudisi, që i solli Kosovës medajle të shumta e bëri krenarë gjithë popullin shqiptar sot u bë baba për herë të parë.
Fjala është për Akil Gjakovën, i cili përmes një postimi në rrjetin social Instagram njoftoi miqtë dhe të gjithë ndjekësit e tij për lajmin e mirë, shkruan “Kosovarja”.
Ai gjithashtu ka zbuluar edhe emrin e të voglit, që tashmë quhet Mali.
“Djali im, Mali ❤️” ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku pastaj mori edhe shumë urime nga ndjekësit e tij, të cilët u gëzuan për këtë lajm të mirë.
Theksojmë se së fundi Akili ka fituar titullin Kampion i Evropës në Xhudo. /Kosovarja/