Gjykata Kushtetuese në Kosovë dje ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.
Shefi i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, Blerim Sallahu përmes rrjetit social Facebook, shkruan Lëvizja Vetëvendosje, përmes argumenteve kushtetuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nuk ka bërë asgjë më shumë përveç se ka mbrojtur sistemin politiko- kushtetues nga kapësit e shtetit.
Sipas tij, ata kësaj radhe kanë fituar një betejë, kurse thotë se lufta për përmbysjen e vlerave kushtetuese përmes presioneve, shantazheve mbi Gjykatën Kushtetuese, do të fillojë që nga sot.
Gjersa, nuk ka lenë pa hedh akuza për të parin e shtetit, duke thënë se Presidenti si sistem (jo si individ) ka makineri të shantazhit dhe presionit.
Postimi i Sallahut:
Të dashur aktivistë,
Të nderuar qytetarë,
Lëvizja Vetëvendosje, përmes argumenteve kushtetuese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nuk ka bërë asgjë më shumë përveç se ka mbrojtur sistemin politiko- kushtetues nga kapësit e shtetit.
Ne kemi fituar betejën e parë, por lufta për përmbysjen e vlerave kushtetuese përmes presioneve, shantazheve mbi Gjykatën Kushtetuese, do të fillojë që nga sot.
Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, ashtu siç jemi të vetëdijshëm se argumentet tona kushtetuese kundër atij dekreti skandaloz antikushtetues kanë bazë të fortë kushtetuese.
Përderisa Lëvizja Vetëvendosje ka argumente të fuqishme lidhur me këtë çështje, Presidenti si sistem (jo si individ) ka makineri të shantazhit dhe presionit.
Nuk ndalemi nga rruga e drejtë nga askush dhe për asnjë çmim.
https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10219099765818140