fbpx

Mashallah çfarë trupi paska Xhensila!

nga Revista Kosovarja

Xhensila Myrtezaj pozon si asnjëherë më parë dhe gjithë vëmendja shkon të linjat perfekte trupore.

Këngëtarja nga Shqipëria kohët e fundit është duke shijuar disa ditë pushimi së bashku me familjen e saj, shkruan “Kosovarja”.

Postimet e shumta nuk kanë munguar nga atje, por ajo që ka rënë në sy edhe nga ndjekësit e saj, edhe nga mediat rozë është padyshim ekspozimi i saj.

Nuk jemi mësuar ta shohim Xhensilën shumë të zhveshur dhe na befasoi sa linja perfekte trupore që paska, duke marrë parasysh edhe që është nënë ajo qenka kujdesur në maksimun që mos të humbë vijat e saj.

E bukura ka ndarë sot në Instagram disa fotografi me vajzën e saj, Ajkën dhe mori mijëria pëlqime e komente, të gjitha pozitive.

Kujtojmë se ka kohë që Xhensila nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por që ka paralajmëruar se po punon intenzivisht për të sjellur këngë të bukura. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]