Ka kohë që në media në media përflitet për një lidhje dashurie mes prezantueses televizive nga Kosova, Argjia Spanca dhe valltarit profesionist nga Shqipëria, Graciano Tagani.
Dyshja deri para pak javësh qëndruan krejt indiferntë duke mos thënë as edhe një fjalë në lidhje me këto thashetheme, shkruan “Kosovarja”.
Por aludimet morën fund, kur ata konfirmuan romancën e dashurisë duke bërë bujë me deklaratat e tyre në rubrikën “Trotuar” të Edi Manushit.
E tashmë pasi dihet publikisht, dyshja po e shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe po flasin hapur për ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.
Është Graciano i cili së fundi ka befasuar të dashurën e tij në mes të emisionit, duke i dhuruar kështu një puthje spontane dhe fytyra e tyre tregon gjithçka.
Çifti, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, iu është shtuar listës së çifteve, ku të dy partnerët gëzojnë epitetin e të qenurit “fytyra publike”. /Kosovarja/