fbpx

Klina, Vitia dhe Malisheva dalin nga karantina

nga Revista Kosovarja

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të lirohen nga karantina komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës. Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”, thuhet në komunikatë. /Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]