Moderatorja Kiara Tito u bë e komentuar në media për lidhjen e saj me këngëtarin kosovar, Butrint Imeri.
Ka muaj që janë ndarë dhe dyshja zgjojnë kureshtje me secilin postim që ndajnë në rrjetet sociale.
Në një intervistë për ‘AbcNews’ ajo u shpreh se ende është single dhe pushimet e verës do t’i kalojë me familje dhe miqtë e saj.
“Pjesën më të madhe të kohës jam single. Faktikisht jam vetëm. Tani dua të shijoj disa ditë pushimi me familjen në Turqi, pastaj me shoqërinë,”- u shpreh ajo.