Familja Imeri në kushte të vështira, kërkojnë ndihmë nga vullnetmirët
Më të hapur dera e shtëpisë, kuptohet se kushtet për jetesë janë minimale.
Gjendja e shtëpisë nuk i plotëson kushtet për jetesë.
Familja Imeri 4 anëtareshe nga fshati Balincë i Komunës së Vushtrria tash e disa vite përballet me një situatë të tillë.
Asistenca sociale prej 107 euro në muaj së bashku me ndihmën që marrin nga shoqatat humanitare është e pamjaftueshme për t’i plotësuar kushtet.
Andaj kjo familje ka nevojë për të gjithë vullnetmirët të cilët mund ta ndihmojnë për t’i dhuruar një jetesë normale.
Brengën më të madhe Shukrie Imeri e mbanë për fëmijët e saj të cilët frikesohen nga gjallesat të cilat kanë krijuar strehë në këtë shtëpi.
Madje dhoma e gjumit e këtyre fëmijëve nuk ka asnjë shtrat ku gjumi mund të bëhet rehat.
E gjendja e tualetit nuk i plotëson as kushtet elementare.
Ajo tutje ka një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë.
Thirrje për të ndihmuar këtë familje kanë bërë edhe nga shoqatat bamirëse.
Familja Imeri është një nga familja me kushtet më të vështira në Vushtrri.
Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në këtë numër 044-701-072.