Siç dihet, pandemia ka ndikuar negativisht tek të gjithë, por ngadalë po i rikthehemi normales.
Nuk ka dyshim se ndikimin më të madh pati në biznese dhe turizëm, e kështu edhe në Secret Garden, një oazë qetësie e cila ndodhet në qytetin e bukur të Ulqinit, shkruan Kosovarja.
Një pamje mahnitëse, qetësi dhe çaste relaksi, sigurisht se na kanë munguar një kohë bukur të gjatë, por kësaj here sërish keni shansin që në Secret Garden të bëni pushimet ashtu siç i keni menduar gjatë gjithë kësaj kohe.
Ky emër, të cilin po e vizituat njëherë është e vështirë ta harroni, ofron kushte luksoze për çdo pushues falë një ekipi profesionistësh të cilët bëjnë që çdo kërkesë e juaja të plotësohet.
Vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës, tashmë janë edhe mysafirë të rregullt.
Secret Garden ka një kapacitet prej 4 dhomave dhe 5 apartamenteve familjare, e poashtu mund ta gjeni edhe në platformat e njohura Booking dhe Airbnb. E çfarë pritni?! Ulqini mbetet vendi me më së shumti kujtime për të gjitha gjeneratat, andaj bëjeni edhe këtë verë kujtimin më të bukur në qytetin që mori zemrat gjithë shqiptarëve ndër vite! /Kosovarja/
@secretgardenulcinj Welcome to Secretgardenulcinj #room#pool#vocation#summer#apartment#welcome#garden#relax#enoy#bestplace#jakuzzi#hottub#travel#water
@secretgardenulcinj Secretgarden ||2021||#montenegro #summer #pool #vocation #travel #bestplace #lovesong #welcome #hotel #apartment #ulcinj #room #hottub #secretgarden