Shtimin e rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, saktësisht me variantin DELTA, disa nga përfaqësuesit e shtëpive të shëndetit në komuna të ndryshme të Kosovës, si faktor kryesor po i lënë grumbullimet e qytetarëve në tubime e ahengje familjare.
Duke qenë se është përfaqësues i Estradës, në Odën e Hotelerisë, Syri.net Kosova ka kontaktuar këngën Afrim Muçiqi, për ta marrë versionin e tij për këto akuza që po u bëhen.
I pyetur se cili do jetë reagimi i Estradës në rast se rastet me Delta/COVID-19 rriten, ai tha se do t’i respektojnë vendimet, në rast se bëhet mbyllja për të gjithë.
“Ne jemi PRO ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Nëse mbyllen të gjitha lëmit e bizneseve, padyshim që edhe ne do e respektojmë. Por, nëse ka standarde të dyfishta, dikush me u mbyll e dikush me punu, këtë nuk do e lejojmë, do të reagojmë siç kemi reaguar kur filluan të bëjnë padrejtësi ndaj nesh, duke na lënë vetëm neve të mbyllur” shtoi Muçiqi.
Nga ana tjetër, kujtojmë që departamenti i Estradës është nga fushat më të goditura nga pandemia COVID-19, pasi, kanë mbetur rreth 600 ditë pa kënduar në koncerte, apo, ahengje familjare.