Nëse keni shkuar në Tiranë, e nuk jeni kthyer deri në “Colonial” për një koktel, është sikur të mos keni bërë asgjë.
“Colonial Tirana” është bari që i jepë shije unike kryeqytetit shqiptar, një oazë ndryshe për shijim dhe argëtim në mes të “bllokut” dhe gjallërisë së kryeqytetit metropolit.
“Colonial Tirana” është i pari koktel-bar në Shqipëri dhe njëkohësisht më i njohuri, i hapur qysh në vitin 2012 dhe më pas ka nisur cikli i hapjeve të bareve dhe restoranteve në Shkodër, Korçë e tani edhe në Vlorë.
Pronari i “Colonial Tirana” Ilir Dushkaj me një eksperiencë 12 vjeçare në Milano në koktel bare, ka treguar se fillimet në Shqipëri ishin të vështira, pasi ky ishte bari i parë i kokteleve në vend. “Por, ne gjetëm mbështetjen e shpejtë të klientëve, të cilët e gjenim vetën për mënyrën e shërbimit dhe për shijet e personalizuara”.
Në “Colonial Tirana” bëhen 60 koktele që gjenden në menu dhe mbi 150 të tjera të personalizuara që bëhen e shërbehen përditë.
Siç kuptojmë, kokteli më i kërkuar i kohëve të fundit është “RAMA V”, që është një koktel i dedikuar restorantit me të njëjtin emër në Frankfurt.
Pronarin e barit më të famshëm të kokteleve, Ilir Dushkaj, e pyetem nëse do të ketë një “Colonial Prishtina”: “Ardhja në Kosovë ka qenë gjithmonë dëshirë e imja gjatë këtyre tetë viteve në Shqipëri, por ende nuk më është dhënë mundësia ose të them më saktë ende nuk kam pasur propozime të një lartësie që do të më bindnin ta hapja Colonial Prishtina”.
Gjithsesi, Tirana është afër. Nuk bënë të ktheheni këndej pa e shijuar një koktel te “Coloniali”, vendi që mahnitë edhe me arkitekturën e veçantë.