fbpx

Si të përgatisim gjizë kosi në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Gjizë kosi e freskët e përgatitur në shtëpi, shumë e shëndetshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Me masat e dhëna mund të bëhen rreth 700 gr gjizë.

Sasia: 4 persona

Kalori: 176kcal

Përbërësit
2 litër kos i bardhë

kripë

Përgatitja

Për të përgatitur gjizë kosi, kosi duhet të jetë i përgatitur në shtëpi, lexo recetën për kos i bardhë.

Si fillim hedhim kosin në një enë dhe e trazojmë. Enës i vendosim kapakun dhe e vëmë në zjarr të ulët. Do të kemi kujdes që enën do e lemë në zjarr sa masa e kosit të ngrihet në sipërfaqe dhe e heqim menjëherë. Masën për gjizë kosi e lemë të ftohet për 2-3 orë.

Pasi është ftohur masa, e kullojmë në një napë të përvëluar. Napën e vendosim mbi një enë të mos na derdhet hirra. Për 10 minuta gjiza është gati duke e kriposur sipas dëshirës.

Gjiza e kosit e freskët është gati. Mund ta përdorini për të përgatitur receta të ndryshme ose mjafton pak vaj ulliri dhe erëza mbi një copë buke të thekur.
Receta të ndryshme ku mund të përdorni gjizën: byrek me gjizë, fergesë me speca, byrek i mbushur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]