Gjatë së premtes vdiq një 16 vjeçare nga Drenasi. E babai i saj Rrahim Mehmeti po dyshon që e bija vdiq për shkak të pakujdesisë së stafit shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mehmeti thotë të mos jetë marrë seriozisht kërkesa për trajtimin e vajzës së tij.
E mitura ishte lëshuar për në shtëpi, e që më pas gjendja iu kishte keqësuar. Por prindi i saj nuk ka pranuar që të njëjtës t’i bëhet obduksioni.
Por për rrethanat e vdekjes së 16 vjecares tashmë kanë filluar hetimet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Përmes një përgjigje me shkrim për T7 nga QKUK thanë se kanë angazhuar një komision në përbërje të tri klinikave, për hetimin e rastit.
Nga ky institucion thanë se kanë bërë përpjekje maksimale që ta trajtojnë rastin, por gjendja e 16 vjecares ka qenë e rënduar.