Përgjatë situatës pandemike, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka qenë jashtë-funksionimit.
Por këtë situatë udhëheqësit e kësaj ndërmarrje e shfrytëzuan që të kryenin disa renovime për të cilat pati nevojë të bëheshin aty.
Drejtori i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti publikoi sot edhe pamje nga disa ulëse që janë shndërruar nga mbeturinat e rrethojave të mëparshme.
Padyshim se këto ulëse do të jenë në të mirë të të gjithë udhëtarëve të cilët ndalojnë në këtë stacion.
Postimi i plotë:
Kjo mobileri eshte bere nga mbeturinat e rrethojave te meparshme te ndermarjes nga duart e arta te Armend Rexhepi, Erhani Qerka, Sahit Vitija Shefki Rexhepi, Arsim Rafuna dhe koleget tjere! Faliminderit djeme punetore per kontributin tuaj ndaj ndermarjes!