Pas gati tre muajve në karantinë të plotë, me siguri keni shtuar peshë dhe jeni alarmuar, pasi koha për plazh është shumë pranë. Mos u shqetësoni, do t’ju duhet të konsumoni vetëm këto ushqime për t’u kthyer sërish në formë.
Djathi i bardhë
Djathi i bardhë është shumë i pasur në proteina dhe nga ana tjetër përmban shumë pak yndyrë. Është një ushqim ideal për ata që duan të shuajnë urinë dhe të humbin peshë.
Çokollata e zezë
Çokollata është një ushqim perfekt për ata që duan të ndalojnë ndjesinë e urisë. E pasur me anti-oksidantë, ajo ngadalëson tretjen dhe bën që trupi juaj të ndiejë më shpejt ngopjen.
E bardha e vezës
E bardha e vezës është shumë e pasur me proteina dhe kërkon shumë kohë për t’u tretur. Kjo bën që efekti i ngopjes të zgjasë më shumë orë. Gjithsesi duhet të bëni kujdes me vezët. Konsumoni vetëm të bardhat, siç ua këshillojmë këtu, pasi e verdha e vezës është e mbushur me kalori.
Uji
Mund të duket e gabuar, por uji mbush stomakun dhe bën që të reduktohet ndjesia e urisë. Të pish dy gota ujë para çdo vakti do të ndihmojë mos abuzosh me ushqimin.
Patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla përmbajnë sheqerna që treten ngadalë, kështu ato qëndrojnë për më shumë kohë në stomak, duke na bërë të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë. Për më tepër, fibrat që ka patatja e ëmbël do të fryhen në stomak dhe do t’ju bëjnë të ndiheni akoma më të ngopur.