Siç dihet, Diaspora e Kosovës, veçanërisht ajo nga Gjermania, ka kohë që është e gatshme të investojë në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.
Në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, e që janë mbi 500 firma anëtare aktive, synohet tregu i Kosovës në shumë fusha të ndryshme.
Njëri nga themeluesit e këtij unioni, Vllaznim Kelmendi, përndryshe pronar i kompanisë së njohur dhe të fuqishme “Kelmendi GMBH”, është duke dhënë kontribut të madh në sukseset e inkurajuese të këtij Unioni, i cili ka për qëllim t’i motivojë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, që në një të ardhme të afërt, të bashkohen dhe të bëjnë një investim gjigant në Kosovë.
Shkurt e shqip, biznesmeni Kelmendi, ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë të jashtëzakonshme në krijimin e urave të bashkëpunimit.
Sidoqoftë, sot është ditë e veçantë për biznesmenin e njohur dhe drejtorin e Bizneseve Shqiptare – ai feston ditëlindjen.
Sot, me rastin e ditëlindjes, Vllaznimi merr urime nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë…
E, urimeve i bashkëngjitet edhe stafi i revistës “Kosovarja” – Gëzuar ditëlindjen Vllaznim! /Kosovarja/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram