“Me fat”. Kjo kishte qenë porosia e fundit që dy minatorët e minierës së Artanës, Idriz Gerbeshi e Haki Arifaj e kishin lexuar e parë sot. Por fati, nuk ishte në anën e tyre. Të dy gjetën vdekjen mëngjesin e së martës në këtë̈ minierë derisa ishin duke punuar. Njëri inxhinier i xehetarisë̈ e tjetri xehetarë̈ u zunë̈ poshtë̈ dheut, pas një shembje shkëmbore në minierë. Trupat e këtyre dy personave gjenden ende nën rrënoja dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë̈ duke punuar për nxjerrjen e tyre.
Punën e kishin nisur qysh në orët e para të mëngjesit të së martës pa e ditur se kjo do të ishte dita e fundit e jetës së tyre.
Idriz Gerbeshi e Haki Arifaj, pak minuta pas orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, qëndruan disa minuta me kolegët e tjerë duke pirë nga një cigare e ku pastaj do të fillonin punën dhjetëra metra nën tokë. Por të gjallë nga aty nuk do të mund të dalin këta dy persona. Ata gjetën vdekjen nga shembja e dheut e cila ndodhi pak para orës 10:00 gjatë ditës së sotme atje.
Gazeta Express ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Artanë. Aty ku ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke bërë të pamundurën që t’i nxjerrin trupat e 50 e 53-vjeçarëve tashmë të ndjerë.
Kolegët e këtyre dy personave të ndjerë dhanë rrëfimet e tyre për gjithë ngjarjen.
E një koleg tjetër tregon se minatorët tashmë të ndjerë Idriz Gërbeshi e Haki Arifaj, kishin më shumë se dhjetë vite që po punonin në minierën e Artanës. Ky minator, ankohet edhe për kushtet jo të mira të punës në Minierën e Artanës.
“Ata ka pasur rreth 14 vite që punojnë këtu tek ne. Të dy kanë nga tre fëmijë. Kushtet s’i kemi hiç të mira. Jemi ankua edhe disa herë për kushtet e punës këtu”, thotë ky minator.
E këta minator po shprehen të gatshëm që të hyjnë sërish në minierë për t’i nxjerrë trupat e dy kolegëve të tyre nga aty.
Edhe Vehbi Gërbeshi, minator, shprehu gatishmërinë që të marrin pjesë në tërheqjen e trupave të ngujuar në minierë.
“Të na lejohet edhe neve të hyjmë, sepse kemi mundur me qenë ne aty. Ata kanë pas fatin deri aty, inshalla Zoti i ka shpërblyer me të mira”, tha Gërbeshi.
Para një muaji Minatorët e Artanës ishin future në grevë, ankoheshin se nuk i kishin marrë pagat. Madje kishin mbetur edhe pa bukë
E rreth 140 minatorë të Minierës së Artanës, përfshirë këtu edhe dy personat që humbën jetën sot si pasojë e shembjes së dheut në atë minierë, gjatë muajit prill kishin hyrë në grevë për një javë. Ata thonin se janë diskriminuar pasi që nuk i kishin marrë pagat e tyre.
“Edhe ne po përballemi me pandeminë dhe kemi mbetur edhe pa ushqim”, kishte thënë Flamur Mehmeti, përfaqësues i këshillit grevist.
E gjatë ditës së sotme në vendin ku vdiqën dy minatorët ka qëndruar edhe kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashk me ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme. Xhelal Sveçles e disa persona të tjerë të kabinetit qeveritarë.
Kurti e ka quajtur fatkeqësi të madhe atë që ndodhi sot. Ai tha se atyre se do të ndihmojnë familjet e viktimave ndërkohë.