Engjëllushë Salihu është vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit.
Është e vetmja prej fëmijëve të këngëtares që zgjodhi rrugën e të ëmës qysh kur ishte fëmijë, por ja që fama më e madhe i erdhi në moshë madhore, shkruan “Kosovarja”.
Thuajse të gjithë e njohin si këngëtaren e hitit ‘Kanagjeqi’ që akoma pëlqehet nga publiku edhe pse ka kohë që ka dalë në treg.
Madje, lirshëm mund të themi se do ishte bukur që Engji të ripërpunonte këngën e Edonës simpatia edhe tani në këtë moshë.
E keni dëgjuar sa bukur e ka kënduar kur ishte ende fëmijë, po paramendojeni si do e këndonte tani…
Ja dëgjojeni Engjin e vogël duke kënduar me shumë ëndje ‘Simaptinë’ e Edona Llalloshit./Kosovarja/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/2763834137058368/