Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se “Albini s’po sheh apo s’po do me pa”, rreth deklaratës së ministrit Rakiq, i cili mohon Republikën e Kosovës dhe zotohet të mos e njoh kurrë, ndërsa merr pagë nga Buxheti i shtetit të Kosovës.
Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!
Me a pa dashje, Kryeministria ua dhe 40 milionë euro veriut për rrymë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe sigurisht e pranojnë Republikën e Kosovës, janë të pajisur me letërnjoftime, pasaporta, me targa dhe dokumentet tjera identifikuese të shtetit tonë.
Çka është shumë është shumë, megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton, edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan.