Ardit Çuni, së fundmi ka reaguar mjaftë i revoltuar.
Këngëtari i cili ishte pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka bërë deklarata të ashpra ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH.
Në një intervistë virtuale që ai realizoi në rrjetet sociale me ndjekësit, dikush e pyeti: “Do marrësh pjesë në Festivalin 61 si konkurrent?”
“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar teksat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”– shprehet Arditi.