“Prive” në emisionin e fundit ka raportuar se prezantuesi i radios dhe një emisioni të mëngjesit, Robert Bojaj është ndarë nga dramaturgia, Getoarbe Mulliqi.
Por, Arsim Gërxhaliu, i specializuar në mjekësinë ligjore ka postuar sonte një fotografi ku çifti shihet së janë bashkë dhe nuk janë ndarë.
Sipas raportit, thuhej se çifti më nuk e ndjekin njëri – tjetrin në rrjetet sociale.
Por, ata vazhdojnë të ndiqen dhe fotoja që ka postuar në profilin e vet Gërxhaliu e konfirmon që çifti vazhdojnë të jenë bashkë.
Kujtojmë se Roberti dhe Getoarba janë prindër edhe të një vajze.