Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim para ambasadorëve të Quint’it në ditën e çlirimit të Kosovës.
Osmani para pllakës përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it të rënë gjatë luftës së fundit, në fjalimin e saj në gjuhën angleze tha se Kosova është përgjithmonë mirënjohëse ndaj NATO’s për ndërhyrjen e saj në Kosovë.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe Komandati i KFOR’it në Kosovë, Michele Risi.