Hailey Bieber ka hedhur poshtë spekulimet për shtatzëninë dhe ka zbuluar se ka një kist ovarian, arsye pse barku i saj duket i fryrë.
Ajo tregon se po kalon një periudhë të dhimbshme me trupin e saj, por është e sigurtë që do t’ia dalë.
“Kam një kist në vezore sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë ose PCOS (sindroma e vezores policistike) por kam marrë një kist ovarian disa herë dhe nuk është shaka. Nuk kam një bebe.
Është e dhimbshme dhe shpesh më përzihet, ndjehem e fryrë. Gjithsesi… Jam e sigurt që shumë prej jush mund të më kuptojnë më shumë. Ne mund t’ja dalim”-shkruan ajo.