Rita Ora i la shumë pak vend imagjinatës mbrëmjen e së hënës, teksa veshi një fustan të kuq të tejdukshëm, në ndarjen e “Çmimeve Britanike të Modës” në Royal Albert Hall të Londrës.
Këngëtarja, 32 vjeçe, guxoi me paraqitjen duke vënë në pah të brendshmet e kuqe në një fustan të tejdukshëm.
Ndërsa befasoi me daljen publike, biondja bëri një grim interesant me një rrjetë rreth syve.
Rita e përballoi të ftohtin e dimrit në këtë ngjarje, duke hequr dorë nga palltoja për të shfaqur figurën e jashtëzakonshme.
Fustani i guximshëm i krijueses së hitit “Anywhere” paraqiste një bluzë të kuqe me sytjena me detaje zemre metalike, me një palë tanga po ashtu të kuqe në pjesën e poshtme.