Hysri Peqani, i njohur në popull si Burdushi, është një nga spiritualistët më të njohur, por edhe më të diskutuar në vend, shkruan “Kosovarja”.
Burdushi, sot përmes një postimi të bërë në faqen e tij në “Facebook”, ka treguar se pas një sëmundje të rëndë, e ka humbur vëllain.
“Të zotit jemi të Zotit do ti kthehemi
Gjatë një smundje gjatë kancerit të vllaut tonë naimi na la sodë..zoti e meshiroft.😭😭😭😭😭 bash sod ditlinjen e paska 43 vjetë”, ka shkruar Burdushi.
Në adresë të Hysri Peqanit kanë shkuar qindra mesazhe ngushllime për humbjen e një prej personave më të dashur të tij, transmeton “Kosovarja”.