Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste.
Rastet pozitive janë nga:
Komuna e Gjilanit 20 raste,
Komuna e Prishtinës 19 raste,
Komuna e Prizrenit 19 raste,
Komuna e Mitrovicës 15 raste,
Komuna e Pejës 6 raste,
Komuna e Vitisë 6 raste,
Komuna e Vushtrrisë 3 raste,
Komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.