Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka arritur të mërkurën në Kosovë
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar Michael Doyle nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se me vendim të Kolegjit të Apelit, është menaxhuar një vizitë për Gucatin për të takuar familjen e ngushtë.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.
Gucati disa herë me radhë ka ardhur në Kosovë. Ai kishte vizituar edhe më parë nënë e tij në QKUK.
Gucatit i kishte vdekur babait sa ai ishte në Hagë. Ndërsa ditë më parë Nasim Haradinajt i ka vdekur vëllai.
Gucati është dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim.