fbpx

Diell e vranësira, parashikimi i motit për sot

nga Revista Kosovarja

Me mot më të ngrohtë paraqitet dita e enjte. Intervale me diell paradite, e gjatë ditës edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

Era do të fryjë nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare 4-9m/s. Në mëngjes ftohtë, me temperatura minimale prej -1C e 2C, e ditën maksimalet arrinë në 15C e 17C.

Në ditët e para të prillit, në fundjavë, parashihet ndryshim i situatës sinoptike, me zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima orëve të pasdites të ditës së shtunë, si dhe ditën e diel.

Fillimi i javës së ardhshme sërish sjell përkeqësim të motit me rënie të temperaturave, me të reshura shiu kohëpaskohe ditën e hënë, e lokalisht edhe mjaft intenzive. Deri në mbrëmje, nëse temperaturat pësojnë rënie të theksuar, shiu mund të shndërrohet në reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror, që çojnë indeksin shkurtimisht në vlera të dobëta, njofton Prishtina Weather.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]