Me anë të bukurisë së saj dhe afërsisë që ka me fansat e saj ka arritur të jetë mjaftë e dashur për publikun shqiptar.
Duke pasur një zë të ëmbël dhe duke u veçuar për hitet e saj që i sjellë tregut muzikor, cilësohet si femër unike e estradës, shkruan “Kosovarja”.
Me secilin postim në rrjete sociale ajo tregohet që është mjaftë e kujdesshme për familjarët e saj, ku e sfidon veten në të gjitha fushat.
Karantinës duket se ia pa hajrin ashtu siç është më së miri, ku u mësua të gatuaj shumë ushqime.
Ishte vet Gresa ajo e cila së fundmi tregojë se gjatë karantinës u mësua edhe të përgatis makiato.
Vërtetë femër e zonja, a?/Kosovarja/