Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom janë një nga çiftet më të dashuruar të showbiz dhe po presin një bebe vajzë, por 2017-a nuk ka qenë një vit i mirë për ta, veçanërisht për këngëtaren.
Pas një krize të marrëdhënies së tyre dhe një ndarjeje, Katy Perry donte t’i jepte fund jetës. Edhe karriera e saj nuk po shkonte mirë në atë kohë. Albumi i 3 viteve më parë të artistes u rendit në fundin e charteve muzikore amerikane dhe pati më pak sukses se të tjerët.
Këtë, Katy Perry e ka përshkruar si momentin më të vështirë të jetës së saj në një intervistë për “SiriusXM CBC”. “Karriera ime ndryshoi trajektore dhe jeta ime personale ishte buzë greminës, ndihesha sikur kisha prekur fundin dhe doja t’i jepja fund jetës time” -tha ajo.