fbpx

Lirohet kosovari i arrestuar në Serbi, u ndalua për një kartelë të UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Kushtrim Bytyqi nga Fushë Kosova është ndaluar sot në pikën kufitare Serbi-Kroaci gjatë rrugës që vinte nga Gjermania në Kosovë.

Burime bëjnë të ditur se Bytyqi është liruar para pak minutash nga autoritetet serbe.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Arsyeja e ndalesës së tij ishte se me vete e kishte kartelën e babait si veteran i UÇK-së” ka thënë Smakiqi.

Lajmin për lirimin e ka konfirmuar edhe vëllau i Kushtrimit, Çlirimi.

“Po vëllau është duke ardhur në shtëpi, është liruar” ka thënë ai./Indeksonline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]