fbpx

Vranët dhe me riga shiu, në fundjavë rënie e temperaturave

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq, në viset e larta fjolla bore.

Në orët e para parashihet të ketë mjegull të lehtë deri të dendur.

Temperaturat minimale do të ulën deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.

IHK njofton se fundjava parashihet të jetë me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]