fbpx

Sot do të kemi mot me diell, por javën e ardhshme fillon acari

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Por, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka paralajmëruar ndryshim moti nga java e ardhshme.

ASHNA ka bërë të ditur se java e ardhshme do të jetë me mot dimëror dhe se temperaturat minimale pritet të zbresin deri në minus 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në minus 1.

Po ashtu erërat e furishme veri–verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]