fbpx

Parashikimi i motit për sot

nga Revista Kosovarja

Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara bore gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 15-37 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 3°C.

Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet në vlera negative, ndërsa disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit do të kalojnë pak mbi vlera pozitive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]