fbpx

Kurti publikon dy video të krimeve serbe dhe deklaratën famëkeqe të Vuçiqit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për 25 vjetorin e deklaratës presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, në atë kohë ishte deputet i partisë së Sheshit dhe kishte thënë se ”Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë”, trasnsmeton ”Bota sot”.

Kurti ka publikuar dy video, ku në të parën është fjalimi i Vuçiq, kurse në videon e dytën shihet njësiti serb ”Shkorpionët” pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]