Trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka, ka thënë se është ditë e madhe si për Kosovën ashtu për shqiptarinë, sigurimi i normës së boksieres Donjeta Sadiku në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Sallauka me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se është krenare që është trajnere e saj.
“Ditë e madhe për Kosovën , ditë e madhe për Shqiptarin. Një trimëresh e vërtet e luanesh në ring, kjo është Donjeta Sadiku”, shkroi Sallauka.
“E palodhshme e punëtore që asnjëherë nuk u dorëzua drejt realizimit të ëndrrave të saj, e që sot arriti të siguroj kualifikimin për në Lojërat Olimpike – Paris 2024”.
“Jam krenare që jam trajnerja e saj e krahë saj në realizimin e ëndrrës Olimpike. Një premtim të cilin e bëmë e realizuam, kualifikimin e arritëm. Rruga nuk përfundon këtu, shihemi në Paris”, shkroi tutje ajo.
Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur e u kanë qëndruar afër gjatë këtij rrugëtimi.
Sadiku siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.
https://www.facebook.com/jola.sallauka/posts/7246222318803320?ref=embed_post