Presidenti i klubit, Arsim Kabashi në një shkrim ne Facebook, drejtuar të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës po ashtu edhe tifozëve të klubit tonë, duke i falënderuar në mbështetjen në gjdo moment për FC Ballkanin.
“Të dashur qytetar të mirë të Vendëlindjes sime Suharekës , të dashur tifoz të klubit tonë,
Ne ju zhgënjyem në fund për të sjellur titullin e parë në historine e klubit, ishim më të motivuar se gjithcka, u munduam me të gjitha forcat, dham gjithcka nga vetja,por ishte e shkruar kështu nga Zoti i madhërishem.
“Për mua si udhëheqës i klubit tani më ska rëndësi a do e sigurojm Europen apo do të jemi fitues të Digitalb Kupës së Kosovës, do të fokusohemi në kampionatin e ardhshëm, TANI ka filluar gara e vërtetë për FC Ballkanin,
Krenar dhe mirnjohës për punen e palodhëshme të super trainerit Munishi dhe stafit të tij, krenar dhe falenderues për gladiatorët tanë që dhan gjithcka nga vetja për një triumf të vërtetë.
Në këtë postim dua ti uroj titullin e championit presidentit të Dritës z.Valon Murselit dhe FC Drita-s, urojmë të na bëni krenar shtetin tonë në garat Europiane.
Miq dhe dashamir faleminderit nga zemra për të gjitha këto thirrje dhe lëvdata,
Mirupafshim në sezonin e ri 2020/2021.
Me respekt
Arsim Kabashi