Në kohë pandemie, persona të pandërgjegjshëm po vazhdojnë të përhapin zjarre.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Ai ka njoftuar që në malet e fushave të në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës, ka pasur zjarrvënie të qëllimshme, derisa këtë Jashari e ka quajtur të patolerueshme, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!
Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.
Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.
Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.
Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.
Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!