fbpx

Danja rikthehet në ekran dhe një dasmë me Redin po vjen?

nga Revista Kosovarja

Pas rrugëtimit të saj të suksesshëm në Big Brother VIP Albania 4, bukuroshja Danja Koka nuk ka ndërmend të largohet nga vëmendja e publikut!

Ajo është gati për një rikthim të bujshëm, këtë herë si prezantuese në Top Channel, në një emision të ri që premton shumë emocione “Yjet Shqiptare të Diasporës” një program që mbështetet nga vetë Fondacioni Dritan Hoxha!

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Danja zbuloi se ndihet jashtëzakonisht e nderuar për këtë rol dhe premtoi që spektakli do të sjellë në skenë emra të mëdhenj nga e gjithë bota artistike shqiptare. Gjysmëfinalja dhe finalja do të zhvillohen në Tiranë gjatë muajit Qershor, dhe Danja do të jetë fytyra kryesore e mbrëmjes si moderatore.

Danja u ngacmua për marrëdhënien e saj me Redin, dhe u pyet drejtpërdrejt nëse dasma është afër. Edhe pse nuk dha një “po” të prerë, ajo la të kuptohet diçka: “Vetëm Redi ka disa plane… unë do jem një ndjekëse e denjë e mendimeve të tij,” tha Danja me një buzëqeshje plot kuptim.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]