Me ardhjen e pranverës, natyra zgjjohet dhe tregjet mbushen me ngjyrat dhe aromat e frutave të stinës. Ndër më të preferuarit, luleshtrydhet mbeten pa dyshim fruti më i dashur i kësaj periudhe.
Të ëmbla, aromatike dhe plot ngjyra, luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të pasura me vitaminë C, antioksidantë dhe përbërës që ndihmojnë sistemin imunitar dhe përmirësojnë shëndetin e lëkurës.
Sipas nutricionistëve, konsumimi i tyre në stinën e pranverës ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe përmirëson tretjen. Përveçse konsumohen si fruta të freskëta, ato përdoren gjerësisht në smoothie, ëmbëlsira dhe sallata.
Për shumë njerëz, luleshtrydhet nuk janë vetëm një ushqim i shëndetshëm, por edhe simbol i gëzimit të pranverës, që sjell freski dhe ngrohtësi në çdo tryezë.