E dini që stresi mund të ndikojë shumë në shëndetin tonë, dhe fakti më i rëndësishëm është që stresi tek njerëzit është duke u shtuar dita ditës.
Stresi mund të jetë nga faktorë të ndryshëm si: çështjet familjare, puna, shoqëria, jeta apo problem të ndryshme që ndikojnë tek njerëzit.
Këtu mund të gjeni një teknikë të frymëmarrjes në mënyrë që të largoni stresin.
Gjëja e parë që duhet të dini quhet frymëmarrje barku, shkruan just naturally healthy. Kjo është më bazikja e metodave të frymëmarrjes, dhe nuk duhet ti provoni teknikat tjera nëse nuk dini ta bëni teknikën e frymëmarrjes nga barku.
Ndiqni këta hapa:
Uluni në mënyrë të rehatshme, apo shtrihuni, varet nga preferenca juaj personale.
Vendosni duart bi stomakun tuaj, vendoseni dorën mbi gjoksin tuaj.
Merrni frymë thellë nga hunda, duke lejuar dorën tuaj që të shtyhet nga stomaku. Duhet të vëreni që gjoksi juaj qëndron i palëvizshëm.
Lëshoni frymën përmes buzëve. Në mënyrë gjentile e largoni dorën nga stomaku.
Ngadalë përsëriteni mes 3 dhe 10 herë.