fbpx

Në mes të telasheve, ja çfarë bënë Fero

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur në mediat rozë dhe rrjetet sociale.

Pas ndarjes së bujshme me ish-partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli, çifti tashmë po përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës së tyre.

No description available.

Burime të afërta për media kanë bërë të ditur se procesi gjyqësor është ende në zhvillim, ndërsa së fundmi kanë rrjedhur informacione shqetësuese se gjatë marrëdhënies, Fero ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës, pretendime këto që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë rihapur debatet mbi dhunën në familje dhe figurat publike, shkruan “Kosovarja”.

Pavarësisht kësaj situate të ngarkuar personale dhe mediatike, Fero duket se nuk po e ndal aktivitetin fizik. Ai vazhdon të jetë shumë aktiv në palestra dhe rrjete sociale, ku shpesh ndan momente nga stërvitjet e tij intensive.

Ndërkohë Fero sot feston edhe ditëlindjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]