fbpx

EULEX kërkon sqarim të plotë dhe transparent për vdekjen e Agon Zejnullahut në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë pas arrestimit nga Policia e Kosovës në mesnatën e 7 korrikut në Lipjan.

Përmes një reagimi publik, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, theksoi rëndësinë e hetimit të plotë dhe transparent të këtij rasti nga autoritetet kosovare.

“Marr parasysh fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës pas vdekjes së një personi në Lipjan, presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe standardet e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Barbano në platformën sociale, X.

Sinjali ka raportuar se të arrestuarit janë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët ishin të përfshirë në ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë incidentit.

Tutje Sinjali mësoi se të arrestuarit dhe ndaluarit janë: Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë, Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipjan, Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan, Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan, Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]