Ky për të cilin do t’iu flasim sot, është një vend i përsosur, magjik, ku qielli e deti duket se bëhen njësh për të dhuruar një peisazh si i dalë nga pikturat e mjeshtërve të mëdhenjë.
Por, kjo pamje e mahnitshmë është reale, e vërtet dhe e prekshme. Në vendin bregdetar, tashmë të njohur – Mali i Robit, kryefjala është “ KLAJDI RESORT”, vendi që tërheq si magnet pushuesit dhe jo pa arsye të forta. Aty janë të gjitha: uji i kristaltë, pamja, luksi, komoditeti, shërbimi i klasit të parë, cilësia e ushqimit të mjeshtrave të kuzhines.
Dhe kudo e kahdo, është vërtetë mirë dhe kjo është ajo që i bënë njerëzit të rikthehen sërish dhe sërish.
Ky vend është i preferuari edhe për shumë persona VIP, të cilët zgjedhin që pushimet t’ i kalojnë në “ Klajdi Resort”.
Pamjet e mrekullueshme, i gjeni në galerinë e fotove që po e sjellim në “Kosovare”, e ku konfirmohet thënja e famshme se, ca pamje flasin vetë, madje më shumë se një mijë fjalë .
Megjithatë, vlen të përmenden dhe ca fakte , me pak fjalë për këtë vend me shumé epitete e komplimente pozitive
E hapur në vitin 1999 dhe rikonstruktuar në vitin 2019, “ Klajdi Resort “ është një prej resorteve më të mëdha, ku ju mund të argëtoheni me shërbimet dhe ambientet e shumta.
Buzë Adriatikut, në plazhin e Malit te Robit,” Hotel Klajdi “ ve në dispozicion të klientëve 160 dhoma, 3 bare,2 restorante,2 salla konferencash,pista“Klajdi” në det,pishina e jashtme,shisha lounge,parking i garantuar,kënd lodrash për fëmijë etj.
Hoteli ka nje eksperiencë shumëvjeçare në tregun vendas dhe të huaj me bashkëpunime me agjensi të ndryshme turistike në tregjet si:Gjerman,Anglez,Norvegjez,Izraelit,Nordik,Cek,Bullgar,Polak etj.
Ashtu si në çdo sektor të ekonomisë , edhe tek ne pandemia pati ndikimin e saj përgjatë sezonit veror 2020 edhe në Resortin tonë.
Pasojat u ndjen në uljen e numrit të vizitorëve dhe në rënien e ofertave, por me marrjen e masave të nevojshme nga ana jonë arritëm ta kalonim me sukses këtë situatë të vështirë – flasin drejtuesit e hotelit.
Ajo çfarë e bën Resortin “ Klajdi” të dallojë, është numri i madh i shërbimeve që ne ofrojmë për klientët tanë, si: pista Klajdi, zhvillimi i sporteve të ndryshme ujore, restoranti me eksperiencë shumë vjeçare si dhe trajtimi me shumë profesionalitet i stafit tonë ndaj vizitorëve. Dhe , vërtetë, ejani , na vizitoni – binduni . /Kosovarja/