Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës po kujdeset që maskat të cilat i vendosë për mbrojtje nga Covid19, të bartin edhe mesazhe. Në secilën ditë, ajo mban një maskë që simbolizon ndodhinë e asaj date.
Duke kujtuar Masakrën e Srebrenicës, Osmani mbante maskë me lulen që e simbolizon atë.
Poashtu edhe nëpër “Vizitat e Gjelbra”, ajo mbante maskë me një simbol të gjelbër.Njëjtë ndodhi edhe për datën 9/11, ku kryetarja e Kuvendit kishte maskë me Kullat Binjake.
“Never Forget 9/11”, shkruante aty.Edhe në fushatën “Be my voice”, Osmani e tregoi po atë kujdes, ku në maskën e saj gjendet lulja.