Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë i ka rekomanduar Komisionit për Shëndetësi heqjen e teesteve PCR për Kosovën.
Kjo do të thotë që në 24 orët e ardhshme pritet të mirret vendimi për kalimin kufitar mes Kosovës e Maqedonisë Veriore.
Indeksonline mëson se Qeveria në mbledhjen e nesërme pritet të aprovojë këtë vendim.
“Sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me Covid-19 në Kosovë. Rrjedhimisht është e sigurt edhe hapja e kufijve dhe kalimi pa teste PCR në kufi” thuhet ndër të tjera në sygjerimin e Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoninë Veriore.