Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka disa javë që ka qenë në udhëtime zyrtare dhe sot është rikthyer në Kosovë.
Pas rikthimit, Kurti ka marr një pyetje goxha interesante dhe paksa qesharake nga reperi i njohur Gramoz Aliu – Mozzik, shkruan “Kosovarja”.
Në një lajm të Indeksonline, ku tregohej se Kryeministri ka arritur në Kosovë, artisti Mozzik ka komentuar si në pyetje: “A e prune naj bumbunjer o babo”.
Çfarë ka dashur të thotë këngëtari me këtë koment nuk dihet, por mund të themi se e kishte fjalën për kohën pasi kishte ca që Kryeministri Kurti ishte jashtë Kosovës.