Futbollisti, Gerard Pique dhe këngëtarja, Shakira, kohëve të fundit janë përfolur shumë pasi u bë publike lidhja që Pique kishte pasur me një kamariere.
Tashmë thuhet se Pique i ka ndërprerë lidhjet me kamarieren dhe kërkon paqe me Shakirën.
“Ai është beqar dhe ka shumë miq”, tha Jordi Martin për Telecinco.
Poashtu, ai ka thënë se ish-çifti janë drejt një pajtimi, ndonëse përmes avokatëve të tyre.
Shakira e Pique po kërkojnë të arrijnë një konsensus dhe një mirëkuptim të përbashkët për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Dallimi midis të dyve është se ku jetojnë tani, ose ku duan të jetojnë të dy. Pique dëshiron që Shakira së bashu me fëmijët të qëndrojnë në Barcelonë, ndërsa ylli i muzikës pop dëshiron të largohet për në Miami.