fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Abdullah Hoti: Krizë mbi krizë deri tek rënia e Qeverisë

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka numëruar disa sektorë nëpër të cilët, sipas tij, po ka vështirësi në Kosovë.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook ka përmendur pesë krizat që Qeveria aktuale është duke kaluar.

“Krizë në arsim, krizë në shëndetësi, krizë në politikën e jashtme, krizë në ekonomi e dialogu në udhë pa krye. Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri te gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor”, ka shkruar Hoti.

Edhe për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi ka thënë se është non-ekzistent.

“Ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

 

Postimi i plotë

Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë

1. Krizë në arsim
Një muaj nxënësit rrinë në shtëpi. Në vend që të dialogohet 24 orë deri të gjendet zgjidhja, qeveria bënë luftë me sindikata. Shtyhet ligji i pagave pa nevojë, por as nuk plotësohet kërkesa e sindikatave për 100 euro shtesë në muaj, edhe pse e realizueshme në aspektin buxhetor.

2. Krizë në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë është non-ekzistent, ai është ministër me korrespondencë. Si rezultat, Kryeministri merr përsipër detyrat e ministrit duke kryesuar vetë një komision qeveritar për shëndetësi.

3. Krizë në politikën e jashtme
Asnjë njohje apo anëtarësim për një vit e gjysmë. Shumë ambasada, e në veçanti ato në vendet kryesore mike janë me mungesë të stafit esencial. Grevë e stafit të MPJ-së për shkak të trajtimit joadekuat. Gafa të vazhdueshme të ministres dhe mungesë elementare e njohurive në diplomaci.

4. Krizë në ekonomi
Qeveria nuk e ka idenë se si të përballohet inflacioni i lartë dhe kriza energjetike. Nuk ka konsultime me komunitetin e biznesit. Investimet e jashtme më të ulëta se në vitin 2019. Shpenzimet kapitale të qeverisë në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjëherë me vetëm 9%. Papunësia mbetet aty ku ka qenë më 2019. Bilanci bankar i Qeverisë arrin në 600 milionë euro, me kosto të mëdha oportune për qytetarët dhe bizneset.

5. Dialogu në udhë pa krye
Përveç një togfjalëshi absurd se “njohja duhet të jetë në qendër”, (pse jo në lindje apo perëndim, në të djathë apo në të majtë, në fillim apo në fund?), që përsëritet pa pushim, tjetër parim të dialogut nuk ka. Askush nuk di se çfarë po bisedohet. I kanë sharë marrëveshjet e mëparshme, e tash ato dolën që janë të duhura për të vendosur sovranitetin shtetërorë në tërë territorin. Deklarimet e forta se: nuk ka dialog me Serbinë por me serbët lokal, se nuk ka dialog pa kërkim falje, nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve e të tjera, u harruan plotësisht. Vendin e tyre e zunë darkat e përbashkëta.


Etiketa: Avdullah Hoti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

4 orë më parë
Aktuale

Thoshin 8.200 hektarë Kosova ia ka falë Malit të Zi, kjo kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet

5 orë më parë
Aktuale

Pas shumë përpjekjeve, FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi në Turqi

6 orë më parë
Aktuale

Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

7 orë më parë
Aktuale

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

7 orë më parë
Aktuale

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

7 orë më parë
Postimi tjetër

Pse nuk duhet larë pula para se të gatuhet?

Mënyra e shpejtë që të arrihet lakra turshi për vetëm 12 orë!

Ardit Gjebrea jep urimin më special Luana Vjollcës

TË FUNDIT

Këto “gabime” nuk duhet t’i bëni kurrë pas ndarjes

3 orë më parë

Marrëdhënia ka mbaruar. Ndoshta mund të ketë miqësi, por marrëdhënia që kishit dikur ka përfunduar. Zakonisht jeni të mërzitur dhe...

Sekretet që një marrëdhënie në distancë të funksionojë për mrekulli

4 orë më parë

Marrëdhëniet në distancë kërkojnë një impenjim të rëndësishëm për sa i përket besimit, organizimit dhe komunikimit. Nëse marrëdhëniet në distancë...

Zbardhni dhëmbët me lëvore të bananes

4 orë më parë

Mund t’i keni flokët e përsosura, grimin e keni aplikuar mirë dhe lëkura mund t’ju duket e mahnitshme, por ndoshta...

Horoskopi ditor, e enjte 9 shkurt 2023

4 orë më parë

Dashi Sot juve qe jeni ne një lidhje do keni një dëshirë te papërmbajtur për t’i bere gjerat sa me...

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

4 orë më parë

Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo bashkuar edhe një herë shumë...

Klea Huta komenton lojën Kiarës dhe romancën me Luizin

5 orë më parë

“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas...

MË TË LEXUARAT

Hoxha: Mos i thuani shokut “o bir”, është haram

Vëllai i Donaldit pjesë e “Big Brother”?

Limoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

Ish e dashura e Amosit gëzohet për daljen e tij, ka edhe një koment për Oltën dhe Dean

Bledi Mane gazetari që ofendoi kosovarët banori i ri i BBVA

“I pa moralshëm, i pafytyrë dhe i pa edukatë”, Vedati bën deklaratën e fortë

Erdogan: Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, BE dhe NATO

Ministrja Rizvanolli del me këshilla për kursim të rrymës

Kjo bimë sjell para dhe fat të mirë, duhet ta mbani në shtëpi

E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist