fbpx

Adele merr vëmendje me paraqitjen, tani 44 kilogramë më pak

nga Revista Kosovarja

Daljet e saj të fundit kanë qenë më të komentuara ndohta se të gjitha vitet e saj të karrierës, e kjo për shkak të ndryshimit drastik në pamjen e saj.

Adele më në fund na ka dhënë një pamje nga koka te këmbët pasi ka rrëzuar plot 44 kilogramë që nga nisja e dietës së rreptë.

Në një foto të ndarë në Instagramin e saj, këngëtarja shfaqet me një look të veçantë si nga Jamaica.

“Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”, është mbishkrimi i këngëtares në foto.

Megjithatë pavarësisht se të gjithë prisnin të shihnin rezultatin e dietës, ky look i këngëtares ka marrë shumë kritika, pasi lidhet me njerëz me origjinë afrikane.

Shumë ndjekës të tjerë e kanë ngatërruar Adele me këngëtaren Katy Perry.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]